Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aktori i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

schedule19:24 - 17 Qershor, 2021

schedule 19:24 - 17 Qershor, 2021

Aktori i njohur shqiptar, Ernest Zymberi është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori i “O sa mirë” përmes një postimi në rrjete sociale. Ernesti dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rron.

Aktori, që ka dhe një vajzë me emrin Mara, ka shkruar disa fjalë prekëse në Facebook. “Mirë se erdhe në jetë RRON! Duke të pritur ty, unë, nani dhe Mara jemi përgatitur që mbi të gjitha të japim dashur të pafund. Uroj që të kesh shëndet e shumë gëzime në jetë. Do të bëjmë gjithçka që ne e kemi në dorën tonë, që ty të mos mungoj asgjë.

Po t’i falim netët pa gjumë, sakrificën e dhimbje e Nanit për juve, lodhjen e merakun tonë në këmbim të mbarësisë për ty. Me ty dhe Marën krijuam familjen tonë të vogël me dashuri të madhe! Faleminderit Zot.”, ka shkruar aktori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!