Chris Noth është përballur me problemet e para pas akuzave për abuzim seksual. Aktori nuk do të jetë më pjesë e dramës së CBS, The Equalizer. Kjo vjen pasi një tjetër grua hodhi akuza kundër tij se është abuzuar seksualisht.
Dhe dy gra të tjera, me pseudonimet Zoe dhe Lily rrëfyen për Hollywood Reporter se ishin sulmuar nga aktori i “Sex and The City”. “Chris Noth nuk do të xhirojë më episode të tjera të ‘The Equalizer’, në fuqi menjëherë”, tha Universal Television.
Aktori ka mohuar pretendimet duke thënë: “Akuzat kundër meje të bëra nga individë që kam takuar vite, madje dhe dekada më parë janë kategorikisht të rreme. Këto histori mund të kenë qenë nga 30 vjet ose 30 ditë më parë – jo gjithmonë do të thotë jo – kjo është një vijë që nuk e kalova.
Takimet ishin konsensuale. Është e vështirë të mos vihet në dyshim koha e shfaqjes së këtyre historive. Nuk e di me siguri pse po dalin në sipërfaqe tani, por e di këtë: unë nuk i kam sulmuar këto gra,” tha Noth në një deklaratë të fundit./abcnews.al