Aktori i njohur i Hollywood diangnostikohet me kancer

schedule16:40 - 21 Tetor, 2020

schedule 16:40 - 21 Tetor, 2020

Aktori i mirënjohur Jeff Bridges ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer. Bridges është diagnostikur me limfoma, sëmundje e cila prek qelizat e bardha të gjakut.

“Megjithëse është një sëmundje e rëndë, unë ndihem me fat që kam një ekip të shkëlqyeshëm mjekësh dhe prognoza është e mirë,” shkroi Bridges në Twitter.

“Unë jam duke filluar trajtimin dhe do t’ju mbaj të informuar për shërimin tim”, shtoi ai, shkruan CNN, përcjell abcnews.al.

Limfoma është një formë e kancerit që prek sistemin limfatik, ose indet dhe organet që prodhojnë, ruajnë dhe mbajnë qeliza të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.

Karriera në Hollywood e Bridges shtrihet për gjashtë dekada dhe ka luajtur në mbi 70 filma përfshirë “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Leboëski” dhe “King Kong”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!