Aktori i njohur francez, Depardieu po përballet me akuza për përdhunim

schedule08:10 - 24 Shkurt, 2021

schedule 08:10 - 24 Shkurt, 2021

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu është akuzuar për përdhunim dhe ngacmim seksual, të një aktore në shtëpinë e tij tre vjet më parë. Aktualisht, ai po përballet me akuza nga gushti i vitit 2018.

Avokati i Depardieut për agjencinë AFP ka thënë se akuzat janë plotësisht të pabaza dhe se hetimi nuk është dashur të bëhet publik.

73-vjeçari është një prej aktorëve më të famshëm në Francë, i njohur për filmat si “Jeran de Florette”, “Green Card” dhe “Cyrano”.

Hetimet fillestare në lidhje me pretendimet për përdhunim ishin hedhur poshtë në vitin 2019, ku prokurori kishte thënë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme, por janë rihapur verën e kaluar.

Depardieu ka interpretuar në rreth 170 filma. Debutimin që i dha famë ai e bëri në vitin 1973 me filmin “Les Valseuses”, ndërsa në vitin 1990 në Festivalin e Kanës fitoi çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin në filmin “Cyrano”, rol për të cilin u nominua edhe për një çmim Oskar. /abcnews.al