Aktori Simon Rex është shprehur se vite më parë, një tabloid britanik i ofroi atij një shumë të konsiderueshme parash për të gënjyer dhe për të thënë se kishte marrëdhënie romantike me Meghan Markle. Ai ripostoi në Twitter një fragment nga një intervistë që bëri me “The Guardian” në fillim të këtij muaji.
“Tabloidët në Mbretërinë e Bashkuar i ofruan [Simon Rex] 70 mijë dollarë për të pretenduar se ai kishte fjetur me Markle, me të cilin ai u shfaq në … serialin Cuts; ndërveprimet e tyre jashtë ekranit nuk shkuan kurrë më larg se një drekë platonike,” , thuhet në postimin që ka rishpërndarë aktori në twitter.
This is true. And I framed the thank you letter she wrote me. She has very nice penmanship btw. https://t.co/oBF1SDbhqo
— Simon Rex (@SimonRex) March 18, 2022
Rex shkroi se lajmi që i kishin ofruar mijëra dollarë për të gënjyer për dukeshën ishte i vërtetë. Rex shton se kishte marrë një letër falenderuese nga Meghan për dinjitetin e treguar. /abcnews.al