Ylli i telenovelave turke, Tolgahan Sayisman dhe futbollisti i famshëm shqiptar Eros Grezda janë bërë bashkë. Ka qenë aktori turk që ka publikuar një fotografi me Grezdën nga një stadium. “Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar aktori shumë i njohur për shqiptarët krahas fotografisë.
Kujtojmë që futbollisti është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje me Ajsel Abazin, një emër jo i panjohur për publikun. Ajsel ka lidhje familjare me Almeda Abazin. Kjo e fundit jeton prej vitesh në Turqi, ku është martuar me aktorin Tolgahan dhe kanë dy fëmijë bashkë.
/abcnews.al