Aktori i famshëm francez, Gerard Depardie, ka dhënë së fundmi një intervistë për të përjavshmen “Le Point”.
Ndër të tjera, ai gjatë intervistës u pyet për presidentin Macron, por u përgjigj se vetëm ka folur një herë me të në telefon dhe kjo ka ndodhur kur ishte në një vend të Ballkanit që ai e përshkruan si vend fantastik. Më shumë shtoi ai, i pëlqen Edi Rama.
-A e njihni Macron-in?
Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.
I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu.. Atje të ai takova edhe një lider të Kosovës, që kishte bërë edhe burg.
Ballkani po, është vend fantastik…
Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura.
– Pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…
Depardieu: Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri… s.b/abcnews.al/