Këtë të premte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Vasjan Lami, Albana Kacja dhe Jonid Jorgji për filmin e tyre “ 2 luanët drejt Venecias”, i cili do të jetë i lançuar për publikun në datat 8-12 qershor . Dy kineastët teksa nisen drejt Venecias rruga i takon me dy aktore pornostare, me të cilat gjenden në ngjarje të ndryshme.
A do rrëmbejnë personazhet e filmit, kupën e jetës? Ndërsa gjithë filmi shkon drejt trofeut, Ermali gjatë rubrikës “Për një trofe”, i pyet për sakrificat që kanë bërë në rrugën e tyre drejt suksesit. Regjisori Jonid Jorgji pohoi se kur i është dashur, ka marrë edhe kredi për të bërë një punë të caktuar.
“Për këtë film kam marrë edhe kredi edhe borxhe. Edhe pa trofe kam marrë kredi dhe borxhe, kështu që nuk ka nevojë për trofe”, tha ai teksa të tre filluan të qeshnin. Të njëjtën gjë pohoi edhe aktori i madh Visjan Lami duke nënvizuar se regjisori që bën film për herë të parë merr ¼ ose 1/5 të një regjisori që ka bërë disa filma, gjë e cila nuk duhet të funksionojë kështu.
Ermali dy aktorët e njohur i pyet nëse do pranonin të ktheheshin në një kukull politike vetëm për një trofe. “Unë nuk do ta pranoja të bëhesha kukull dhe me vjen shumë keq për njerëz artistë që kanë pranuar kanë pranuar këtë kompromis”, u shpreh Lami. “Varet shumë nga rrethanat dhe varet në çfarë kushtesh do ishe”, tha Albana.
Në vijimësi të intervistës, Ermali i pyet nëse e duan një medalje apo dekoratë vlerësimi. Ata u shprehen se mjafohen me çmimin e publikut, por kanë pritshmëri për vlerësime edhe çmime ndërkombëtare. /abcnews.al