Aktivitetet e përditshme që dëmtojnë shpinën tuaj

schedule15:56 - 24 Shkurt, 2021

schedule 15:56 - 24 Shkurt, 2021

Shpina është shumë e rëndësishme që qëndrojë e shëndetshme, prandaj duhet të kujdeseni për të në çdo moshë. Ne të abcnews.al ju kemi sjellë një listë të disa aktiviteteve tona të përditshme, që dëmtojnë shpinën, ose më saktë shtyllën kurrizore.

1. Larja e dhëmbëve

Kur marrim një pozicion të caktuar, presioni mbi shtyllën kurrizore është shumë i lartë. Nëse duhet të qëndroni në këmbë për orë të tëra çdo ditë, duhet të gjeni një mënyrë për të zbutur ndikimin e dëmshëm në shpinë.

Si ta shmangni

Kur lani dhëmbët, mbështetuni në mur ose me njërën dorë në lavaman, sugjeron abcnews.al.

2. Larja e enëve

Kur lani enët, zakonisht qëndroni në një pozicion gjysmë të përkulur me krahë të tendosur. Për shkak të kësaj, disqet ndërvertebrore të seksionit torakal konsumohen shpejt, gjë që çon në dhimbje midis shpatullave,

Si ta shmangni

Vendosni një karrige ose një stol nën gju kur lani enët. Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit.

3. Ndërrimi i  gomës së makinës

Çdokush që ka makinë dhe ka ndërruar të paktën njëherë gomën e saj, është përballur me dhimbje të shpinës gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.

Si ta shmangni

Mos u përkul për të ndërruar gomën. Uluni në tokë pranë saj dhe ndërrojeni, sugjeron abcnews.al.

4. Mbajtja e çantave nga supermarketi

Pavarësisht nga realiteti dëshpërues, ku supermarketet i shesin qeset me lekë, mos u kurseni për t’i blerë. Disa lekë shtesë do të shpëtojnë shtyllën tuaj kurrizore nga presioni  shtesë.

Si ta shmangni

Mos harroni se objektet e rënda duhet të ngrihen me gjunjët e përkulura. Për shumicën e grave një objekt i rëndë do të thotë diku te 2 kg, ndërsa për burrat rreth 5 kg. Gjithmonë mbani mend se pesha e qeseve tuaja duhet të jetë e shpërndarë në mënyrë të barabartë, në të dy duart.

5. Larja e dyshemesë

Nëse jo çdo ditë, një herë në javë ne pastrojmë shtëpitë tona duke torturuar barbarisht shtyllën kurrizore. Këmbët dhe shpina e tendosur, lëvizjet aktive të krahëve, ngritja e peshave, janë një rrezik për shëndetin tuaj.

Si ta shmangni

Mos e lani dysheme me leckë duke përdorur duart tuaja, por me një leckë me shkop, sugjeron abcnews.al.

6. Lidhja e atleteve

Gjithçka ka të bëjë me një qëndrim të përkulur që dëmton disqet intervertebrale. Nën presion të vazhdueshëm, substancat ushqyese largohen nga shtylla kurrizore dhe ajo rrafshohet. Kjo rezulton në shtypje ose dhimbje të zonës. Një furnizim i ri me elementë të nevojshëm rimbushet vetëm kur trupat tanë ndihen rehat, për shembull, në gjumë. Është thelbësore që të monitorojmë ndjesitë në shpinë gjatë ditës dhe të mos i sforcojmë ato.

Si ta shmangni

Rekomandohet të lidhni këpucët kur të uleni dhe me këmbën të ngritur. Mos e bëni të përkulur në dysheme ose në këmbë dhe duke u përkulur, këshillon abcnews.al.

7. Mbajtja e një çantës së shpinë

Çantat e shpinës nuk i mbajnë vetëm studentët. Të gjithë i përdorin duke mbajtur gjëra në të. Peshat e mëdha dhe mbajtja e gabuar, kanë një ndikim negativ në shpinë.

Si ta shmangni

Çantat e shpinës kanë dy rripa për një arsye. Përdorni të dy rripat që të bëni një shpërndarje të barabartë të ngarkesës. Jepuni përparësi çantave të shpinës me rripa të trashë dhe të butë. Ato ulin presionin në qafë dhe në shpinë.

8. Marrja e sendeve të rënda nga lart

Kur zgjateni për të marrë diçka, shtylla kurrizore shtrihet. Mund ta imagjinoni vetë se çfarë ndodh me disqet tuaja kurrizore kur zbrisni një valixhe me rroba nga sipër dollapit. Është si të hedhësh një tullë mbi një tullumbace. Sigurisht, disqet nuk do të plasin, por pasojat mund të jenë të mëdha, nëse e përsërisni shpesh veprimin.

Si ta shmangni

Nëse keni nevojë të merrni diçka të rëndë nga lart, përdorni një karrige për të ulur presionin në minimum. Në rastin ideal, duhet të jetë në nivelin e gjoksit tuaj./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!