Aktivistja Greta Thunberg do të dhurojë 100.000 euro për të luftuar Covid-19 në Amazon

schedule11:52 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:52 - 21 Korrik, 2020

Aktivistja Greta Thunberg njoftoi të hënën në Twitter se do të dhurojë 100,000 euro për të luftuar përhapjen e Covid-19 në Amazon, Brazil. Njoftimi erdhi menjëherë pasi adoleshentja fitoi çmimin “Gulbenkian Prize for Humanity”, me vlerë 1 milion euro. Gjithashtu Greta Thunberg deklaroi se edhe 100.000 euro  të tjera do të shkojnë për mbrojten e mjedisit.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në Twitter, aktivistja suedeze tha se do të dhurojë paratë e çmimit që fitoi.

“Paratë e çmimit kapin vlerën e një milion eurove dhe të gjitha paratë e çmimit do të dhurohen përmes fondacionit tim për organizata dhe projekte të ndryshme që janë duke punuar për të ndihmuar njerëzit që luftojnë në vijat e para. të prekur nga kriza e klimës dhe kriza ekologjike, “tha Thunberg.

” Po ashtu për të ndihmuar organizatat dhe projektet që janë duke luftuar për të mbrojtur natyrën. “/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!