Mijëra aktivistë të ndryshimit të klimës bllokuan një autostradë kryesore në Hagë, teksa kundërshtuan subvencionet holandeze të karburanteve fosile. Rreth 2000 aktivistë të cilët ishin pjesë e demostratës janë arrestuar.
Policia përpara nisjes së protestës deklaroi se forcat e tyre do ta kenë të vështirë përballimin e përplasjeve, pasi turma paralajmëroi se pjesëmarrja do të ishte e lartë.
Brohorimat dhe zhurmat nuk munguan asnjë moment nga ata, nën qëllimin për një plotësim të kërkesave. Ndër të tjera aktivistët njoftuan se do të bëjnë çdo ditë të njëjtin veprim, pa u lëkundur aspak nga arrestimet.
/abcnews.al