Superiorja mbyll sot një pjesë të rrugëtimit të saj, teksa janë parashikuar të luhen ndeshjet e fundit të fazës së parë. Ekipet kishin mundësinë të rikuperonin energjitë, pasi nuk kishte ndeshje në mesjavë, dhe të bëhen gati për dy javë mjaft të ngarkuara.
Katër ndeshje në 11 ditë do të zhvillojnë ekipet e Superiores dhe gjithçka nis sot. Java e nëntë ka në program 4 përballje në orën 13:45 dhe spikat Laçi-Vllaznia. Kurbinasit, që e kanë nisur keq kampionatin, përballen me kryesuesit dhe duan tre pikët, që mund të ndryshojnë edhe kreun.
Kukësi i vendit të dytë luan në transfertë me Kastriotin, një duel delikat. Kurse në Korçë Skënderbeu e Tirana tentojnë të marrin maksimumin në përballjen mes tyre. Sfidë tjetër që luhet në drekë është Apolonia-Teuta, ndërsa gjithçka përmbyllet në Elbasan me duelin Partizani-Bylisi, prej orës 16:45. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E shtunë, më 19 dhjetor 2020
Ora 13:45 | Kastrioti-Kukësi
Ora 13:45 | Skënderbeu-Tirana
Ora 13:45 | Laçi-Vllaznia
Ora 13:45 | Apolonia-Teuta
Ora 16:45 | Partizani-Bylisi