Tirana thelloi në gjashtë pikë diferencën me Kukësin një ditë më parë, ndërkohë që të dielën dhe të hënën zhvillohet takimet e javës së 26-të. Në plan janë disa takime mjaft interesante dhe bardheblutë do tentojnë arratisjen.
Skuadra e Emanuel Egbo ka një ndeshje të vështirë me Laçin në shtëpi, por objektivi i vetëm është fitorja. Në dy përballjet e mëparshme me kurbinasit ata kanë marrë pikë të plota dhe do tentojnë të përsërisin vetveten. Kjo ndeshja luhet të shtunën dhe më pas Tirana do e ketë një sy në Korçë, pasi Kukësi luan me Skënderbeun në transfertë.
Kjo javë nis në Gjirokastër prej orës 14:00 të dielën, aty ku Luftëtari pret Bylisin. Këtë herë ballshiotëve nuk u falet të mos fitojnë, Ky vit ka nisur mbrapsht për ta dhe deri më tani në kampionat ende nuk kanë fituar. Ky është momenti i duhur, ndryshe më pas duhet të fokusohen vetëm te Kupa.
Veç Tirana-Laçi, të dielën luhet edhe Teuta-Flamurtari. Durrsakët kanë mundësinë të shtojnë tre pikë në llogarinë e tyre dhe duke parë kalendarin mund të ngushtojnë diferencën me skuadrat që garojnë për Europën. Të hënën takim mjaft interesant është ai që luhet në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Partizanit. /abcnews.al