Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akte vandale në Tiranë/ 10 persona të shoqëruar, ministrja Koçiu: Provokim për përshkallëzim dhune

schedule23:10 - 28 Shkurt, 2026

schedule 23:10 - 28 Shkurt, 2026

Protesta e PD, të shtunën u shoqërua me akte vandale dhe dhunë, kryesisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Edhe pse policia nuk kishte marrë përsipër zyrtarisht garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, efektivët ishin të pranishëm në terren.

Pavarësisht kësaj pranie, një grup protestuesish të dhunshëm me në krye Flamur Nokën, arritën t’i shmangen kordonit policor, çka ngre pikëpyetje nëse kjo ndodhi për shkak të pakujdesisë apo paaftësisë për t’i ndaluar.



Edhe pse forcat e rendit ishin të pozicionuara vetëm pak metra larg, atyre iu desh një kohë e gjatë për të mbërritur në kryqëzimin pranë zonës së ish-Bllokut, ku protestuesit i vunë flakën me bomba artizanale dhe fishekzjarre banesës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Policia ndërhyri pasi godina ishte përfshirë nga flakët.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, deputeti i Partia Socialiste Erion Braçe, e cilësoi dhunën në ish bllok, si një “sulm terrorist”, duke thënë se brenda ndodheshin 12 artistë ndërkombëtarë, jeta e të cilëve u vu në rrezik si pasojë e zjarrit.

Që në nisje të protestës, përplasjet nisën me djegien e koshave të mbeturinave, duke e kthyer Tiranën në skenë krimi.

Kjo proteste ishte e mbushu me huliganë te pajisur me canta me molotov e fishekzjarre.

Ministrja e Brendshme Albana Kocit, atë se cfarë ndodhi të shtunën në rrugët e tiranës, e ka cilësuar si një provokim dhe një përpjekje për përshlallëzim të dhunës nga një opozitë që nuk e di as vetë se ku është. Kociu shton se Sali Berisha, si një Don Kishot që grindër me koshat e mbeturiave e ka kthuer partinë e e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Pas mbylljes së protestës, në një ragim të dyt ministrja e Brendshme, thekson se u shfaq hapur se objektivit I Sali Berishës dhe familjes së tij është mbajtja peng e Shqipërisë për llogaritë e tyre personale.

Protesta e të shtunës, sipas Kocit, ishte sjellje,  antikombëtare, një sulm i hapur ndaj stabilitetit të vendit. Në fund duke u ndalur tek, djegia e vilës së Enver Hoxhës teksa brenda ishin 12 artistë ndërkombëtar, Kociu thotë se ky akte nuk do të tolerohet dhe do të ketë përgjigje institucionale.

Ndëkrojhë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona ndërsa kontrollet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e militantëve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!