Gjithçka brenda një ditë për futbollistin e Angers, Farid El Melali. Anësori algjerian, pasi kishte nënshkruar zgjatjen e bashkëpunimit me klubin e Ligue 1, është ndaluar nga policia dhe akuzohet se ka bërë vepra të turpshme në publik.
Pretendohet se është kapur duke masturbuar në publik dhe pritet që për të të merret një vendim, sikurse raporton “AFP”. Të hënën në mbrëmje El Melali është marrë në pyetje nga policia, pasi fqinjët pretendojnë se e kanë atë duke bërë aktet e turpshme para pallatit.
“Nuk kishte shënjestruar ndonjë dhe nuk ishte agresiv ndaj askujt”, ka thënë avokatja e tij, Sandra Chirac-Kollarik. Lojtari e ka pranuar atë që ka ndodhur dhe ka theksuar se ka menduar se ishte i vetëm në oborrin e shtëpisë. Ai është lënë i lirë dhe gjykata pritet të vendosë së shpejti.
Prokurori i çështjes ndërkohë thotë se ka pasur edhe më parë një pretendim të tillë për Farid El Melali. Nga ana e klubit të Angers nuk ka ndonjë dënim, pasi pritet që organet e drejtësisë të vendosin. /abcnews.al