Aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në 2021 në Deçan

schedule16:39 - 5 Maj, 2023

schedule 16:39 - 5 Maj, 2023

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e tre personave më 26 nëntor 2021 në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Në një konferencë për media më 5 maj, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, njoftoi se pas hetimeve prej një viti e gjysmë, kanë ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë kundër Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt.

Aktakuzë u ngrit edhe ndaj Halil Mehmetaj për shtytje në këtë vepër penale, shkruan REL.

Prokurorja Gashi dha edhe detaje të tjera nga hetimi i vrasjeve dhe foli edhe për motivin e mundshëm.

“Nuk ka indikacione për një sulm terrorist. Kemi të bëjmë me një ekzekutues, me shumë gjasë të maskuar. Target i sulmit ishte shoferi i autobusit”, tha ajo dhe shtoi se sulmi ishte mirë i planifikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!