Aktakuza/ Presidenti Thaçi vijon për të katërtën ditë intervistimin në Hagë

schedule08:20 - 16 Korrik, 2020

schedule 08:20 - 16 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe ditën e sotme do të merret në pyetje nga zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Thaçi prej tri ditësh është intervistuar nga 6 orë, ndërsa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.