Akt-ekspertimi i “Babales”, Salianji: Prokuroria po e shtyn në afate që të dështojë hetimi

schedule21:39 - 27 Shtator, 2018

schedule 21:39 - 27 Shtator, 2018

Pas mbërritjes së akt-ekspertimit të kryer në Angli mbi audio-përgjimin mes Albert Veliut, të njohur si “Babalja” dhe një personi tjetër që pretendohet të jetë vëllai i ministrit të Brendshëm, ka reagon edhe deputeti demokrat në studion e Mbrëmje në ABC News. Sipas tij Prokuroria ka të njëjtën ekspertizë që ekspertizë që deklaroi Rama dhe Xhafa pas daljes së audio përgjimit, por po e shtyn në afate kohore që ta dështoje si proces.

“Prokuroria ka të njëjtën ekspertizë, por po e shtyn ne afatet kohore që ta dështoje si proces. Prokuroria dhe i gjithë shteti është vendosur në shërbim të ministrit të brendshëm për të mbyllur një çështje që është faktuar për qytetarët. Prokuroria ka bërë lajme të ndryshme në fillim tha që ka shkuar në itali për aktekspertim dhe e kanë kthyer mbrapsht”.

Salianji thekson se akt-ekspertimi i nxjerrë në media nga është i njëjtë me atë që deklaroi Rama pas daljes së audio përgjimit dhe këtu ai akuzon Prokurorinë si varrmihëse të çështjeve më të rëndësishme në vend.

“Një material që kryeministri e bën për një ditë, prokuroria e bën për 4 muaj. Prokuroria përdoret për të varrosur çështjen. Është Prokurori e njëanshme dhe varrmihëse e çështjeve më të rëndësishme në vend”– u shpreh Salianji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!