Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni te “Uji i Ftohtë”, zbardhja e vrasjes së Gentjan Bejtjes/ Etleva Delia: S’e përjashtoj mundësinë e dekonspirimit të operacionit

schedule13:17 - 7 Mars, 2026

schedule 13:17 - 7 Mars, 2026

Gazetarja Etleva Delia në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për operacionin e realizuar me urdhër të SPAK te “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Gjatë intervistës në studio, gazetarja Deliu tha se Inez Hajrulla është një personazh që i ka shpëtuar  atentateve, duke shtuar se është cilësuar si person i rrezikshëm.

“Nuk e përjashtoj mundësinë e dekonspirimit të operacionit. Dy personazhet kryesore, Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj nuk është arritur të gjenden”, tha ajo.



Më tej nënvizoi se nga këto zhvillime është zbardhur edhe vrasja e Gentian Qarrit, e ndodhur në vitin 2021.

“Pavarësisht se janë 7 urdhër-arreste, ende nuk ka një të dhënë zyrtare se kush është personi që e ka qëlluar. Dyshimi kryesor për vrasjen e tij bëhet fjalë për një prishje pazari. Dhe sipas prokurorisë zbardhja e vrasjes ka ardhur nga zbërthimi i telefonit të Flodian Plakut”, tha ajo.

Gjithashtu shtoi se Flodian Plakut dyshohet se mund të e të pasur rolin e ekzekutorit të Gentjan Bejtes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!