Aksioni te Qeveria, PSD përplaset me policinë

schedule12:42 - 2 Shkurt, 2021

schedule 12:42 - 2 Shkurt, 2021

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik lidhur me zgjedhjet në Kosovë, me mbishkrimin “I gjithë pushteti i sovjetëve”.

PSD thekson se kjo parullë, e përdorur para një shekulli përshkruan mirë domethënien e zgjedhjeve në Kosovë, ku në emër të lirisë, demokracisë e zhvillimit po shkojmë drejt një autokracie me tendencë totalitare.

Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.

Kryetari i PSD-së dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.

Dardan Molliqaj para gazetarëve ka deklaruar se përmes asaj që është shkruar në muret e Qeverisë besojnë se është thelbi i kësaj fushate.

“Duket diçka e drejtë, por ky është vetëm si sipërfaqe, asgjë më mirë se slogani i VV-së nuk e paraqet në thelb se çka është VV-ja sot. Në kuptimin e mendësisë është e vjetër. Krejt dhe Drejt vjen pas një qeverie të dështuar të vitit të kaluar. Paraqet në thelb mendësinë e vjetër që e dëshiron gjithë pushtetin të përqendrohet te një parti. Ndryshimi i parë ka qenë që është ndrru statusi i kësaj partie, edhe kryetar i partisë edhe kryeministër. Frika e dytë është në momentin që kanë pretendu që do të kenë më shumë deputetë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!