Aksioni te “Prestige Resort”, Berisha: Rama përgjegjës penalisht, akt i mirëfilltë banditesk me sfond politik

schedule12:16 - 2 Shtator, 2022

schedule 12:16 - 2 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi shembjet e pishinave në “Prestige Resort” si të paligjshme.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se se vendimi ka sfonde politike, ndërsa shtoi se Rama duhet të përgjigjet penalisht.

“Me ato që kam lexuar konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga Rama.

Çka e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit. Qoftë në zbatim të ligjit. të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë, është normale që ta zgjasim sezonin. Akt i mirëfilltë banditesk. Goditje që jepet këtij sektori, shembull më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë. Ajo që dënoj me forcën me të madhe është sfondi politik i këtyre veprimeve.”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!