Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrollesh në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, me synim goditjen pa kompromis të çdo paligjshmërie dhe rritjen e nivelit të sigurisë. Ky operacion, i shtrirë në disa institucione, përfshin kontrolle të detajuara në çdo ambient, pa përjashtim.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të këtij aksioni, më 6 prill është ushtruar kontroll në IEVP Durrës, ndërsa më 11 prill në IEVP Rrogozhinë, me angazhimin e Forcave Operacionale dhe strukturave të sigurisë. Gjatë kontrolleve janë zbuluar dhe sekuestruar sende të ndaluara, mes tyre një aparat celular, mjete të improvizuara prerëse, karikues, pajisje elektronike dhe aksesorë komunikimi.
Autoritetet bëjnë me dije se për çdo rast që përbën vepër penale janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore, ndërsa aksioni do të vijojë në të gjitha institucionet penitenciare për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!