Aksioni me urdhër të SPAK/ “Dosja ende ka shumë detaje”, gazetari: Operacioni i mirëkoordinuar me policinë, BKH dhe Interpol

schedule18:29 - 21 Maj, 2024

schedule 18:29 - 21 Maj, 2024

Operacioni kombëtar i shtrirë në disa qytete në vend, synoi goditjen e personazheve të botës së krimit. Ky aksion me urdhër të SPAK është vlerësuar si më i rëndësishmi deri më tani, ndërsa operacioni është ende në vijim.

Dosja voluminoze e SPAK ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit, ku rezultuan edhe komunikimet mes ish-deputetit Arben Ndoka dhe Ervis Martinajt.

Ish deputeti i shpreh këtij të fundit për futjen e Shullazit në regjimin 41 bis. Në dosje mësohet edhe roli i 4 policeve të përfshirë në grupe kriminale.

Gazetari Ermal Vija në “Special Report” në ABC News, foli për rëndësinë e kësaj dosje, dhe operacioni i cili është ende në vijim. Ai u shpreh në këtë megaoperacion ka pasur një numër të lartë të efektivëve që kanë qenë nga drejtori të Tiranës, dhe se janë dhënë mbi 50 urdhër arreste.

“Numri më i madh i efektivë janë nisur nga drejtori të policisë së Tiranës. Operacioni ka qenë i madh, janë dhënë mbi 50 urdhër arreste, pra është dashur të bëhej një koordinim i efektivëve në terren. Urdhër arrestet u janë dhënë agjentëve të policisë të mbyllura me zarf. Operacioni i mirëkoordinuar me Policinë, BKH dhe Interpol. Hetimet vazhdojnë. Për ata persona që rezultojnë të kenë dalë jashtë Shqipërisë, do të duhet koordinimi me Interpol. Sa i takon 11 personave që sipas TIMS rezultojnë në vendin tonë, kërkimet do të vijojnë brenda vendit dhe nëse nuk gjendet për 30 ditë, policia ka detyrimin të bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar. Dosja ende ka shumë detaje dhe për eksponentë të botës së krimit ku janë lëshuar urdhër arreste. Anëtarët e grupeve kriminale flisnin përmjet këtyre aplikacioneve, por kishin dyshime sepse ky aplikacion ka vetëm komunikime me mesazhe, por këtu zbulohen edhe komunikime të anëtarëve të tjera të grupeve kriminale”, tha ndër të tjera gazetari Ermal Vija.

Në total nga 50 urdhër arreste u ekzekutuan 20 masa sigurie, ndërsa 30 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Për zbatimin e këtij plani operacional sipas policisë janë angazhuar mbi 300 efektivë të forcave elitare, ndërsa theksohet se ka bashkëpunim të plotë me SPAK, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!