Aksioni i SPAK, zbardhen emrat e të arrestuarve në Kadastrën e Tiranës

schedule20:34 - 26 Korrik, 2021

schedule 20:34 - 26 Korrik, 2021

ABC zbardh emrat e personave të arrestuar ditën e sotme gjatë aksionit të SPAK në Kadastrën e Tiranës.

Në pranga janë vënë Neritan Balbusha, nëpunës në Doganë, i akuzuar për ushtrim ndikimi me qëllime përfitimi dhe Admir Buri.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra zyrtari Panol Nikolla, i akuzuar për korrupsion.

Në total SPAK ka lëshuar 5 urdhër arreste me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave.

Aksioni po zhvillohet nga drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe po vijon ende në zyrat e Kadastrës së Tiranës. m.v/abcnews.al