ABC zbardh emrat e personave të arrestuar ditën e sotme gjatë aksionit të SPAK në Kadastrën e Tiranës.
Në pranga janë vënë Neritan Balbusha, nëpunës në Doganë, i akuzuar për ushtrim ndikimi me qëllime përfitimi dhe Admir Buri.
Ndërkohë është pezulluar nga detyra zyrtari Panol Nikolla, i akuzuar për korrupsion.
Në total SPAK ka lëshuar 5 urdhër arreste me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave.
Aksioni po zhvillohet nga drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe po vijon ende në zyrat e Kadastrës së Tiranës. m.v/abcnews.al

