TIRANË- Autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia, e ftuar në “Real Story”, duke komentuar megaoperacionin e SPAK, tha se në çdo episod del se efektivë të policisë kanë ndihmuar grupet kriminale.
Sipas saj, oficerë të policisë në nivelet të larta rezultojnë se kanë bërë aleancë me eksponentë të krimit.
“Në këto formë, nisma për të deklaruar çdo punonjës policia që kishte përdori aplikacionin SKY doli e pavlefshëm, duke qenë se të paktën dy drejtues policie, që ishin në strukturat e policisë e kanë përdorur këtë aplikacion për të shkelur ligjin, ose nuk e kanë deklaruar ose kanë gënjyer dhe këta mund të jenë dhe të tjerë. Nisur nga kjo dosje, në çdo episod del një ose dy oficerë të lartë policie jo në nivel zbatues, që komunikojnë, japin informacion dhe i shërbejnë bandave, u japin informacion dhe i ndihmojnë”, theksoi ajo./ abcnews.al