Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni i SPAK dhe BKH për tenderat te AKSHI/ Pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës

schedule10:41 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 10:41 - 16 Dhjetor, 2025

Lidhur me aksionin e SPAK dhe BKH te Kodra e Diellit mëngjesin e kësaj të marte, është caktuar masa pezullimin nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës Erjon Ismaili.

Sipas informacioneve të ABC News, është caktuar masa e arrestit në shtëpi për dejtoreshën e AKSHI Linda Karçanaj. Drejtoresha e AKSHI akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Ndërkohë që është caktuar masa e arrestit për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. ABC News ka mësuar se Ergys Agasi dhe Dhe Ermal Beqiri nuk janë gjetur në shtëpi.

Kujtojmë se Karçanaj u paraqit në SPAK më 3 dhjetor, ku qëndroi rreth 3 orë. Atë ditë u raportua se ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!