“Aksioni i opozitës, jo për çështje të drejtësisë”, Kadilli: Berisha duhet të respektonte institucionet e demokracisë

schedule23:28 - 25 Tetor, 2023

schedule 23:28 - 25 Tetor, 2023

 

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ftuar në “Edicionin e Fundit” në ABC News, ku foli për thirrjen e Berishës për mobilizim.

Sipas tij, aksionet e opozitës duhet të jenë për çështje të qëverisë dhe jo të drejtësisë, ndërsa shtoi se Berisha ka vepruar gabim dhe duhet të respektonte institucionet e demokracisë dhe të paraqitej në gjykatë.

“Demokratët dhe opozitarët është normale që të mobilizohen dhe të kenë aksion politik në cdo lloj rasti përballë qeverisë, por çështja që po bëhet shkak për këtë aksion, është një cështje që në kthehet në kompromentim moral për opozitën.

Duhet ndarë gjëja, në atë që është çështja ligjore dhe duhet ndarë aksioni politik i opozitës.

Nëse duam një aksion të opozitës, lidhet me cështjet e qeverisë, aksioni i opozitës nuk mund të lidhet me çështjet e drejtësisë.

Cdo qytetar duhet të respektojë ligjin dhe drejtësinë, aq më tepër një person si Berisha që ka mbajtur postet me të larta në këtë vend dhe detyrimisht për këto funksione që ka mbajtur, në respekt dhe dinjitet të tyre, normalisht do duhet të respektonte institucionet e këtij vendi.

Më tepër se sa kaq, unë flas në emër të shqetësimit opozitar. Opozita e këtij vendi, lufton për ti dhënë vendin, atij që vendin nuk ka dhe çfarë i mungon Shqipërisë, i mungon drejtësia.

Një drejtësi e munguar cënon demokracinë. Kur i pushtetshmi nuk përballet me drejtësinë, atëherë demokracia degjeneron në regjim.

E vetmja shpresë që opozita ka është aleanca me institucionet e drejtësisë. Dhe ne sot kemi shansin t’i mbështesim dhe jo t’i kërcënojmë.

Çdo opozitar duhet të kuptojnë që nuk ka demokraci pa drejtësi” tha  Kadilli.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!