Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksioni antidrogë në Tiranë/ Policia e Shtetit në konferencë: Janë sekuestruar 3.4 kilogramë kokainë

schedule11:20 - 18 Shkurt, 2025

schedule 11:20 - 18 Shkurt, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një konferencë për shtyp lidhur me aksionin e zhvilluar kundër lëndëve narkotike.

“Si rezultat i punës u finalizua operacioni “Blic 34” dhe u ekzekutuan masat e sigurisë. Hetimet kanë zgjatur prej fillimit të vitit 2025 dhe është dokumentuar shpërndarja e lëndëve narkotike”, tha drejtori i policisë Tiranë Elton Alushi.

Aksioni është zhvilluar në disa zona në Tiranë dhe janë arrestuar 27 shpërndarës drogë.



Shtetasit e arrestuar, shpërndanin lëndë narkotike edhe pranë ambienteve të shkollave. Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë kanabis, 150 doza heroinë, 500 doza ekstazi. Gjithashtu janë sekuestruar, 8 armë zjarri, 6 armë gjahu si edhe tre armë sportive.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!