Aksioni anti-drogë në Krujë, gjykata lë në burg tetë nga të arrestuarit

schedule19:21 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 19:21 - 14 Dhjetor, 2020

Tetë persona të arrestuar për kultivim kanabisi në zonën e Krujës janë lënë në burg nga gjykata. Burime bëjnë me dije se dy të tjerëve i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa njëri është lënë “detyrim paraqitje”.

Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Policia deklaroi në njoftimin e dy ditëve më parë se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!