Fadromat e IKMT prej disa ditësh po rrafshojnë objekte pa leje përgjatë Rrugës së Kombit. Aksioni është përqëndruar në ato pika, ku do të ndërtohen mbi dhe nënkalimet apo hyrje-daljet në autostradë.
Gjatë ditës së sotme janë prishur objekte në Fushë-Dukagjin e Kolsh, rreth 7 kilometra nga Kukësi. Aty është parashikuar hyrje-dalje e mbikalim, jo vetëm për pjesën e fshatrave të njësive Kolsh e Malzi, por edhe për shkak të kryqëzimit të rrugës që lidh Kukësin me Fushë-Arrëzin dhe Pukën.
Në njoftimin zyrtar, thuhet se IKMT do të prishë çdo objekt që nuk ka respektuar distancën e parashikuar në legjislacion për autostradat. Në Fushë-Dukagjin janë 6 ndërtesa shërbimi dhe një karburant./abcnews.al