Aksion pastrimi në Berat, Klosi: Jemi në fazën finale për ndërhyrje në landfill

schedule16:30 - 21 Shtator, 2019

schedule 16:30 - 21 Shtator, 2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi iu bashkua qytetarëve të Beratit në aksionin e pastrimit të qytetit. Ndërhyrja në landfillin e këtij qyteti bëri të ditur ministri është në fazën finale.

Një problem gati 30 vjeçar i banorëve të Beratit duket se shumë shpejt do të gjejë zgjidhje.

“Jemi në fazën e fundit për një ndërhyrje të madhe në landfillin e Beratit që është një gangrenë e madhe 30 vjecare e këtij qyteti”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lajmin e dha ndërsa u bashkua në aksionin e pastrimit të lagjeve të qytetit. Nga Berati i drejtoi një thirrje qytetarëve.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit synon që Shqipëria më 1 qershor 2020 të jetë vendi parë në Europë që të zerojë përdorimin e qeseve plastike. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!