Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion në Gjirokastër/ Bllokohen mbi 50 kilogramë drogë, një në pranga dhe tre në kërkim

schedule12:16 - 24 Dhjetor, 2025

schedule 12:16 - 24 Dhjetor, 2025

GJIROKASTËR- Rreth 51 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar nga Policia, ndërsa është arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar që e transportonte atë me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Droga ishte e ndarë në 48 pako dhe e fshehur në një hapësirë të improvizuar në shasinë e automjetit.

Gjatë operacionit u arrestua Nelson Pashka 30 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë. Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, duke transportuar me automjet tip “Nissan” 48 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 51 kilogramë.

Po ashtu u shpallën në kërkim Dorjan Cilingari, Sheme Agaj dhe Elidon Pashka

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin “Nissan” dhe tre celularë të të arrestuarit. Policia vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!