VIDEO/ U dekonspirua operacioni? Policia i shkon në banesë, shpëton sërish Suel Çela

schedule08:44 - 24 Tetor, 2023

schedule 08:44 - 24 Tetor, 2023

Forca të shumta të policisë të asistuara nga agjentët e BKH kanë kryer nje aksion paraditen e kësaj të marteje, për kapjen e personit në kërkim për porosi vrasjeje, Suel Çela. Pas dyshimeve se mund të ndodhej në banesë, forca të policisë kanë zbarkuar në tregun agroushqimor dhe në shtëpinë e këtiij të fundit për kontrolle, por operacioni ka dështuar.
Suel Çela kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i perfshirë në ngjarje kriminale.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.

Ai u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë. Për këtë ngjarje është arrestuar Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani pohoi se ditën e ngjarjes ka qenë me Skerdi Tasen në Tiranë dhe e ka ndihmuar për t’u larguar me shpejtësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!