Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion i përbashkët Kosovë-Shqipëri, nisin arrestimet e policëve në Vërmicë

schedule11:11 - 8 Prill, 2022

schedule 11:11 - 8 Prill, 2022

Në Vërmicë kanë nisur arrestimet e disa zyrtarëve policorë, atje ku Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke zhvilluar një aksion.

Gazeta Express merr vesh nga burime se disa nga policët që kanë qenë në ndërrim në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar dhe se të njëjtit janë zëvëndësuar më policë të tjerë.

Ndryshe, Inspektorati Policor të Kosovës dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë janë duke vazhduar aksionin “Pika”, që para disa javësh përfundoi me arrestimin e mbi 50 zyrtarëve policorë.

Atje pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë. Ata dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./ Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!