Aksioni blic që u zhvillua disa ditë më parë në qytetin e Durrësit ka vijuar këtë të martë në kryeqytet. Abcnews.al mëson se rreth 100 forca policie kanë blindur zonënn e Doganës në Tiranë.
Objekt i këtij operacioni është goditja e paligjshmërisë. Oficerët e policisë kanë kryer kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshet se lëvizin me armë apo fshehin lëndë narkotike. Deri më tani nuk dihet rezultati i këtij aksioni, nëse ka apo jo persona të arrestuar pasi policia nuk ka dalë në një informacion zyrtar.
Sot ka pasur edhe pjesëmarrje të FNSH të cilët kanë qenë në mbështetje të njësisë Shqiponja dhe forcave të rendit. Gazetari Andi Qosja ka raportuar për abcnews.al se aksioni pritet të shtrihet në qytetet e tjera të vendit, ku është marrë një plan masash për të prangosur personat me rekorde kriminale./abcnews.al