Tre autobusë të aksidentuar brenda 1 jave, policia aksion “blic” në Tiranë, 15 shoferë bëjnë testin e alkoolit

schedule09:51 - 8 Maj, 2022

schedule 09:51 - 8 Maj, 2022

Policia rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit dhe në fokus duket se kanë qenë mjetet e shërbimit urban.

Policia bën me dije se qëllimi i këtyre aksioneve blic është evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.

“Në këtë kuadër, gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet. Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt”, informon policia.

Lexo edhe: “Mallkimi” vazhdon, një tjetër autobus përplaset në Tiranë

Në më pak se një javë, 3 urbane janë aksidentuar në Tiranë.

Aksidenti i parë u shënua më 29 prill, kur një autobus i linjës së Unazës së Re përfundoi në lumin e Lanës duke marrë poshtë vetes edhe një makinë. Vetëm 3 ditë më pas, më 2 maj, autobusi i linjës “Qytet Studenti- Rruga Jordan Misja” u përplas në stacion.

Aksidenti i fundit ndodhi më 4 maj. Autobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec në afërsi të “Stacionit të Trentit”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!