Me urdhër të SPAK, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, ka ndërmarrë një operacion të gjerë në qytetet Shkodër, Kurbin dhe Lezhë.
Paraprakisht raportohet se dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar për llogari të SPAK, ndërsa janë sekuestruar dhe armë zjarri.
Në Shkodër kontrollet janë shtrirë në Dobraç dhe në disa lagje të tjera. Të arrestuairt janë Alket Xhixha dhe Elvin Merlika, të njohur si ushtarë të Ervis Martinajt.
Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani./abcnews.al

