Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi të riun në Sarandë/ Gjykata e Sarandës vendos ‘detyrim paraqitje’ për 30 vjecarin turk

schedule13:19 - 25 Gusht, 2025

schedule 13:19 - 25 Gusht, 2025

“Detyrim paraqitje” vendosi sot si masë gjykata e Sarandës për 30 vjeçarin, shtetasin turk, Demir Tunahan, i arrestuar mbrëmjen e së premtes.

30 vjeçari Demir Tunahan është autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes së kaluar ku 30 vjeçari aksidentoi me mjetin e tij Nissan me targë AB590NA, dhe plagosi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta me origjinë nga Dibra, por banues në Itali.

“Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore ka kërkuar prokurorja, këtë masë ka kërkuar mandej edhe gjyqtari në seancë.

Në këto kushte 30 vjeçarit Demir Tunahan, shtetas turk, që ndodhej me pushime në Ksamil do t’i duhet të paraqitet në policinë gjyqësore sipas vendimit të caktuar nga gjykata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!