Aksidentoi të miturin, vetë-dorëzohet në polici 35-vjeçari

schedule12:03 - 24 Gusht, 2020

schedule 12:03 - 24 Gusht, 2020

Është vetëdorëzuar 35-vjeçari që aksidentoi rëndë të miturin në Kukës e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë 35 vjecari A.H, pasi ka aksdientuar të miturin  e ka dërguar atë me mjet tjetër në spitalin e Kukësit dhe më pas është vetëdorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

I mituri ndërkohë është dërguar me helikopter në Spitalin e traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

LEXO edhe: Shoferi që e përplasi u largua nga vendi i ngjarjes, 11-vjeçari në Kukës sillet me helikopter në Tiranë

Njoftimi:

Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.

Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, për veprime të mëtejshme proçeduriale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!