Aksidentoi policin, pranga të riut/ Tiranë, 21 vjeçari goditi me makinë

schedule13:20 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 13:20 - 26 Dhjetor, 2024

Një 21-vjeçar I identifikuar si Rei Bitri ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.

21-vjeçari u arrestua pasi në orët e para të mënegjesit të së enjtës ka aksidentuar një puninjës policie dhe për pasojë ky I fundit ka përfunduar në spital.

Bëhet fjalë për një efektiv të policisë së patrullës në shërbim I cili po patrullonte së bashku me 2 kolegë të tjerë në rrugën xhanfize keko në kryeqytet.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi I ka udhëruar që të hapë krahun ky ka qenë dhe moment kur 21-vjeçari e ka aksidentuar në këmbë efektivin.

Ngjarja dyshohet paraprakisht se është aksidentale, teksa kështu është raportuar edhe nga efektivët që kanë qenë nën patrullim me kolegun që mbeti I plagosur.

Efektivi është dërguar në spital ku po merr mjekim pasi është lënduar në njërën këmbë, gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që çështja është referuar në prokurori, 21-vjeçari Rei Bitri është dërguar në qeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!