Policia e Vlorës vuri në pranga një 36 vjeçar banues në Librazhd pasi mbrëmjen e të enjtes aksidentoi për vdekje një 9 vjeçar në segmentin rrugor nga Palasa në Dhërmi.
Sipas policisë 36 vjeçari I cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje I mituri, pasagjer në makinë. Gjithashtu është plagosur dhe pasagjeri tjetër 20 vjeç I cili ndodhet në Spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve. / abcnews.al



