Policia ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës një 24-vjeçar që aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin Haqif Ruka.
Pas aksidentit, Ruka ndërroi jetë në spitalin e Burrelit, pasi ishte dërguar me urgjencë. I riu që drejtonte mjetin me iniciale J. Gj., u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, por u kap më pas nga policia.
Haqif Ruka ishte një endacak shumë i njohur në qytetin e Burrelit. Ai ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi pasi ka qenë me shpejtësi të lartë dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. sb/abcnews.al/