Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentoi për vdekje një person/ Sarandë, pranga 63-vjeçarit

schedule13:43 - 27 Tetor, 2024

schedule 13:43 - 27 Tetor, 2024

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë.

Ky shtetas aksidentoi për vdekje një këmbësor, teksa po kalonte rrugën bashkë me dy kafshët e tij një lopë dhe një gomar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë rrethrrotullimit të fshatit  Bajkaj. Drejtuesi i mjetit pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka aksidentuar këmbësorin 73 vjecar e më pas është përplasur me një tjetër makinë.



Nga përplasja e fortë i moshuari Luan Xhuvani ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Sarandës. Ndërsa nga aksidenti kanë ngordhur edhe dy kafshët.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Ëngjëll Ogici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!