Aksidentoi për vdekje këmbësoren në Kamëz/ Arrestohet 21-vjeçari

schedule12:07 - 17 Qershor, 2024

schedule 12:07 - 17 Qershor, 2024

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë rrugore, për shkak se të dielën pasdite shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 46-vjeçare.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se 21-vjeçari I arrestuar Blujon Koleci, ka qënë duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz, ku pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 2 këmbësor si dhe një automjet tjetër.

Dy këmbësoret Xheni Muça dhe Fatbardha Muça, morën plagë të shumta si pasojë e përplasjes, ndërsa pavarësisht se u dërguan me urgjencë në spital, Fatbardha Muça 46-vjeçe nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe Emiljano Kola i cili udhëtonte me makinën e tij në krahun tjetër të rrugës, në momentin që është goditur nga benzim, me drejtues të arrestuarin Blujon Koleci.

21-vjeçari që shkaktoi aksidentin mbeti edhe vetë i plagosur, ndërsa sipas policisë ai është arrestuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë është bërë shpejtësia e lartë e makinës tip “Benz” që drejtohej nga Blujon Koleci si dhe humbja e kontrollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!