Është arrestuar ditën e sotme shoferi që aksidentoi për vdekje një vajzë të mitur në Bulqizë. Mësohet se 32-vjeçari me iniciale N.SH., kishte qenë në gjendje të dehur, e për pasojë humbi edhe kontrollin e mjetit.
Lexo edhe: E përplasi makina: Humb jetën 10-vjeçarja në Bulqizë, shoferi në polici
Për pasojë mbetën të plagosura një vajzë 10-vjeçare dhe një 57-vjeçare, por plagët rezultuan fatale për të miturën. 57-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të qytetit të Ri, Bulqizë. sb/abcnews.al/