E përplasi makina: Humb jetën 10-vjeçarja në Bulqizë, shoferi në polici

schedule19:18 - 18 Prill, 2021

schedule 19:18 - 18 Prill, 2021

Një 10-vjeçare në Bulqizë që u përplas nga një automjet rreth orës 18.20 nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se në lagjen e Re drejtuesi i automjetit me iniciale Z. Sh., përplasi dy këmbësore.

E mitura nuk mundi të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë në  spitalin e Bulqizës, ndërsa këmbësorja tjetër me iniciale Sh.Sh. është duke marrë kujdes shëndetësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. sb/abcnews.al/