Aksidentoi dy gra, arrestohet shoferi 21-vjeçar në Vlorë

schedule10:14 - 10 Tetor, 2020

schedule 10:14 - 10 Tetor, 2020

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme përplasi me automjetin e tij dy këmbësore.

Ngjarja ndodhur në bulevardin Vlorës. Në pranga ka rënë F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar  shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin F.Z., 21 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi më datë 09.10.2020, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka aksidentuar  shtetaset F.K., 65 vjeçe dhe Y.B., 60 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, të cilat u shtruan në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.M., 19 vjeç, banues në Ksamil Sarandë, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor  Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi  motomjetin  e markës “Dajang”, pa targë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!