Aksidentoi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre te vijat e bardha, Prokuroria përfundon hetimet dhe çon në gjykatë dosjen e Ajas Sulejmanit

schedule11:10 - 10 Shtator, 2022

schedule 11:10 - 10 Shtator, 2022

Prokuroria  e Tiranës ka  përfunduar hetimet dhe  ka çuar  në gjykatë dosjen e Ajas Sulejmanit, i cili përplasi me makinë  çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre te vijat e bardha, te rruga e Kavajës në Tiranë, në fillim të muajit maj.

Sulejmani është hetuar nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa do të përballet me tre akuza, atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe largim nga vendi i aksidentit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 8 majit, ku 39-vjeçari ishte duke lëvizur me makinën e tij me shpejtësi, madje duke kaluar edhe semaforin me të kuqe duke përplasur familjen konomi që po kalonin tek vijat e bardha.

Lexoni KËTU gjithçka mbi aksidentin

Pasi shkaktoi aksidentin, ai braktisi mjetin dhe u largua, por 3 orë pas aksidentit, u arrestua ne një spital privat në Tiranë.

I riu pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte vajzën e tij të traumatizuar dhe se kishte marrë lëndime.

Fillimisht Sulejmani u hetua nën masën e arrestit në burg, por  për shkak të normalizimit të marrëdhënieve me familjen Konomi, gjykata vendosi ndaj tij arrest shtëpie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!