Një 60-vjeçar është vënë në hetim pasi aksidentoi një 59-vjeçare që po lëvizte me biçikletë në Shkodër.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” u largua nga vendngjarja pas aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al